ACREM
ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.
ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.
Të reja
E ardhmja e Retail-it në Ekonominë në Rritje të Shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Tregu i retail-it në Shqipëri po evoluon me një ritëm të paprecedentë. Si CEO e ACREM, Mariola Kuçi drejton një nga kompanitë kyçe të BALFIN Group, duke operuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe duke udhëhequr modernizimin e pasurive të paluajtshme komerciale...
20 Vite që Formësuan Tregtinë me Pakicë në Shqipëri
QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, revolucionarizoi mënyrën se si shqiptarët blejnë dhe kalojnë kohën e tyre të lirë. Që nga hapja, ajo solli në vend standardet ndërkombëtare të tregtisë dhe argëtimit, duke ruajtur njëkohësisht identitetin lokal dhe lidhjen e...
Në TEG u përmbyll me sukses një tjetër edicion frymëzues i “Riciklo – Kreativ”, një nismë që prej disa vitesh vazhdon të rritet dhe të ndërtojë ura mes kreativitetit, edukimit dhe qëndrueshmërisë.
Mbetjet nuk janë fundi. Janë fillimi i një ideje të re! Nën këtë filozofi, studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përballën me një sfidë krijuese: ndërtimin e ndriçuesve urbanë nga materiale të ricikluara – objekte që nuk japin vetëm dritë fizike, por...
Shërbimet tona



